Malisheva ka bërë lëvizjen më të bujshme të momentit në futbollin kosovar, duke arritur marrëveshje me trajnerin Elon Berisha.
Pas shkarkimit të padrejtë nga Prishtina e Re, Berisha ka marrë një hap të madh në karrierë, duke pranuar ofertën e klubit nga “Liman Gegaj”.
𝙂𝙖𝙯𝙚𝙩𝙖 𝙊𝙡𝙡𝙚 mëson ekskluzivisht se palët kanë arritur akordin dhe trajneri i ri do ta zhvillojë sot (të mërkurën) seancën e parë stërvitore me ekipin.
Berisha, i vlerësuar gjerësisht si trajneri i ri më i mirë në vend, do të ketë një objektiv të qartë: të sigurojë me Malisheven një vend në garat evropiane për herë të tretë radhazi në historinë e klubit.




