Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizuar familjen e Hashim Thacit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, në pesë vjetorin e arrestimit të tyre.
Krasniqi ka thënë se vizitoi familjet e tyre për të shprehur solidaritetin me mallin dhe vuajtjen e tyre për më të dashurit që tyre.
Kryetari i PDK-së ka thënë se familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, megjithatë, kanë shumë më tepër arsye për të qenë krenare për bijtë e tyre, sepse ata u takojnë të gjithëve, e mbi të gjitha, Kosovës. Ata ishin bashkë në luftë, bashkë në ndërtimin e shtetit, dhe sot janë bashkë në përballjen me padrejtësinë, me të njëjtin dinjitet që i ka përcjellë gjithmonë.
“Urojmë që ky proces, i dalë prej binarëve të drejtësisë dhe arsyes, të përfundojë sa më shpejt me verdiktin që e presim të gjithë, lirinë e çlirimtarëve, që ata të kthehen te familjet dhe te populli i tyre. Kosova ju pret!”, përfundon shkrimin Krasniqi.




