Në nëntë vjetorin e vdekjes së djalit të tyre, Xhemile e Avni Dehari kërkojnë drejtësi për Astritin.
Prindërit e Astrit Deharit pas homazheve tek varri i djalit të tyre që u bënë edhe nën shoqërim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti e kryeparlamentarit Dimal Basha, kanë hedhur kritika ndaj sistemit të drejtësisë që nuk ka zbardhur rastin.
Nëna e Astritit, Xhemile Dehari, iu përgjigj kritikëve që pse Vetëvendosje nuk po bënë asgjë për rastin.
Sipas saj, Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen sepse ai u vra në burgin në të cilin u mbyll për çështje politike.
Për moszbardhjen e rastit, dyshime ka edhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, i cili tha se mosfunksionaliteti i drejtësisë po bëhet ndoshta me qëllim për të mos hedhur dritë mbi vdekjen e djalit të tij.
Avni Dehari në fund uron që për këtë rast dhe të gjitha rastet tjera në Kosovë, drejtësia të thotë fjalën e vet.




