Dogana e Kosovës vlerësohet për rezultate të qëndrueshme dhe reforma të suksesshme në Raportin e Komisionit Evropian 2025
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vlerëson progresin e Doganës së Kosovës në fusha të rëndësishme, përfshirë: zgjerimin e numrit të terminaleve publike doganore, uljen dhe heqjen e tarifave në terminale private, rritjen e të hyrave krahasuar me vitin paraprak si rezultat i luftimit efikas të ekonomisë jo-formale, luftën kundër mashtrimeve doganore, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar, zbatimin e masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe inteligjencës artificiale në menaxhimin e rrezikut, si dhe rekrutimin e suksesshëm të stafit të ri që ka forcuar kapacitetet administrative dhe profesionale në organizate.
Ky progres është arritur me përkrahjen e Qeverisë dhe bashkëpunimin me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë, përfshirë Zyren e BE-së, Ambasadën e SHBA-së, Ambasadën Britanike, Qeverinë Gjermane dhe programet tjera relevante me punën e Doganës.




