Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në ndeshjet e radhës, Zvicra do të përballet më Suedinë më 15 nëntor në Gjenevë, pastaj më 18 nëntor do të përballet me Kosovën në Fadil Vokrri në Prishtinë.
Në listën e Yakin, emrat e tre lojtarëve shqiptarë të thirrur janë: Granit Xhaka, Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri.
Pas ndeshjeve të fundit, Zvicra qëndron e para në grup me 10 pikë, Kosova është e dyta me 7 pikë, Sllovenia e treta me 3 pikë dhe Suedia qëndron në fund me vetëm një pikë.
I pari në grup kualifikohet direkt për në Kupën e Botës 2026, kurse i dyti dërgohet në “play-off” për kualifikim.
Gara në këtë grup po bëhet e fortë duke shkuar drejt fundit.





