Skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit, do të përballet me Shelbourne nga Irlanda në ndeshjen e tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë pas dy xhirosh pa fitore.
Dueli pritet të jetë i fortë dhe i ekuilibruar, me kampionin kosovar që synon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim nga grupi.
Sfida mes Shelbournes dhe Dritës zhvillohet në stadiumin Tallaght në kryeqytetin irlandez Dublin me fillim nga ora 21:00.




