Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendjen e katastrofës pas tajfunit “Kalmaegi”, i cili ka lënë pothuajse 150 persona të vdekur.
Sipas të dhënave zyrtare, 127 persona konsiderohen të zhdukur dhe 82 janë lënduar.
Raportohet për të paktën 1200 shtëpi të dëmtuara por edhe 75 objekte publike përfshirë shkolla dhe spitale si dhe infrastruktura rrugore por edhe tjera ndërsa në total janë prekur rreth 2 milion banorë.
Tajfuni “Kalmaegi”, një nga më të fuqishmit e këtij viti, ka shkaktuar përmbytje të mëdha në pjesën qendrore të Filipineve. Presidenti Marcos ka thënë se e ka marrë këtë vendim pasi gjatë fundjavës vendin pritet ta godasë edhe një tjetër stuhi, e quajtur “Uwan”.
Tajfuni “Kalmaegi” ka kaluar Filipinet të enjten në mëngjes dhe është drejtuar drejt Vietnamit qendror, me erëra që kanë arritur shpejtësinë deri në 155 km/h. Ky është cikloni i 20-të tropikal që godet Filipinet gjatë këtij viti.




