Një rast tragjik raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Tetovë.Sipas raportimeve, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila është njoftuar nga Policia Rajonale e Tetovës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.




