Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Kurti ka thënë se nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut.
“Dy miqtë e mi, Izeti dhe Bilalli, triumfuan me meritë, sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari fitoi që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen me diferencë të thellë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, suksesi në zgjedhjet lokale është konfirmim i qeverisjes së mirë të VLEN-it, i vullnetit për ndryshim te shqiptarët dhe një shans i madh për reforma në Maqedoninë e Veriut.




