Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku ka shkruar se LDK dikur ankohej për buxhetin e Prishtinës, ndërsa sot me Kuvendin e konstituuar refuzon ta miratojë.
Sipas Muratit, tashmë Kuvendi është i konstituuar dhe nuk ka asnjë pengesë që të miratohet buxheti për komunën e Prishtinës dhe dy tjerave që nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin 2025.
Murati shton se ka fatura me miliona euro që nuk janë paguar për shkak të mungesës së buxhetit, poashtu edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike në këto komuna kanë mbetur pa paga.
Në fund Murati pyet se “Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së?” dhe “Kush qenka bllokuesi i shtetit?”.





