Daorsa Spahija nga Gjakova, 25 vjeçe, studente e mjekësisë në UT, e cila u gjet e vdekur prapa tregut të gjelbërt në Tetovë, do t’í jepet lamtumira nesër (e premte), në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Ajo kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.
Daorsa është vajza e ish-eprorit të UÇK-së, Arbër Spahija, dhe shembull i brezit të ri që rritej me dashuri për dijen, vendin dhe njeriun.
Si studente ishte e shkëlqyer dhe në përfundim të studimeve e gatshme për t’u kthyer në vendin e saj për të dhënë kontribut në shërbim të shëndetësisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Spahija për këtë humbje të madhe.




