Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 15 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2298 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 28 persona, ndërsa 16 janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.





