Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me reagimet e këtij të fundit për buxhetin e komunës së Prishtinës.
Bajrami ka përmendur një fakt se qysh Hekruan Murati e kishte bllokuar vitin e kaluar buxhetin e komunës së Prishtinës për 46 ditë.
Bajrami thekson se Hekuran Murati e ka mbajtur buxhetin e Prishtinës në sirtar për 46 ditë, duke mos e përcjellë për aprovim për Kuvend.
Tutje ajo shkruan se ministri propagandës i Albin Kurtit duke parë që humbjen në Prishtinë e kanë të paevitueshme që disa ditë po nxjerrë lot krokodili për buxhetin e komunës së Prishtinës dhe pagat e ndërmarrjeve publike në Prishtinë.
“Qytetarët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike do të tregojnë të dielën se kush është bllokuesi në Prishtinë.” – ka thënë ajo.




