Nënkryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Glauk Konjufca do t’a bëjë Qeverinë dhe se i njëjti është person unifikues dhe i dyti më i votuar në vend.
Haxhiu tha se ata kërkojnë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme para se vendi të shkojë në zgjedhje.
Ndërkaq nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë patur asnjë ftesë për takim nga Glauk Konjufca.
Kështu konfirmoi Sekretarja e Përgjitshme e kësaj partie, Vlora Çitaku.
Çitaku potencoi se edhe po të kishin një ftesë të tillë përgjigja mbetet “jo”.
Ajo potencoi se kanë qenë konstruktiv për zhbllokimin e situatës politike në vend por si PDK, nuk kanë votë për Qeverinë Kurti / Konjufca.




