Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin gjeneral të Policisë Kroate, Nikola Minila.
Gjatë takimeve u diskutuan tema të rëndësishme në fushën e rendit dhe sigurisë publike, në fushën e hetimit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftimit të krimit transkufitar dhe migrimit të paligjshëm, si dhe në fushën e krimeve të luftës, krimeve kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Takimet e suksesshme rikonfirmuan bashkëpunimin e përhershëm dhe profesional mes dy organizatave policore, bashkëpunim ky i cili ndikon në lehtësimin e shkëmbimit të informacioneve, realizimin e trajnimeve të avancuara dhe profesionale, si dhe shkëmbimin e përvojave policore.





