Skuadra nga Gjilani, FC Drita, mbrëmë ka marrur fitoren e parë në Ligën e Konferencës, duke vazhduar kështu serinë pa humbje.
Intelektualët e morën fitoren mbrëmë në Dublin, ku u përballën me Shellbourne dhe fituan me rezultat 1-0, me golin e Almir Hajzerajt.
Pas tre xhirove, Drita gjendet në vendin e 13-të në tabelë me gjithsejt 5 pikë, një fitore dhe dy barazime.
Në anën tjetër edhe Shkëndija e Tetovës ka zhvilluar lojën e xhiros së 3-të ku ishte përballë Jagiellonies në shtëpi dhe ndeshja mbeti barazim 1-1.
Shkëndija për momentin gjendet në vendin e 21-të në tabelë me gjithsejt 4 pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje.




