Për një javë me radhë, në Golem të Shqipërisë, po mbahet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor, si pjesë e përgatitjeve për garat e ardhshme.
Në këtë kamp po marrin pjesë xhudistë dhe xhudiste nga shtetet e Ballkanit dhe Suedia.

Kampi po zhvillohet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, dhe trajnerëve Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, duke sjellë përvojë dhe profesionalizëm në çdo stërvitje.





