Gjykata e Lartë Amerikane ka lejuar administratën e presidentit Donald Trump të zbatojë rregullin e ri që kërkon që shenja e gjinisë në pasaportat amerikane të përputhet me gjininë biologjike të mbajtësit të saj.
Ky vendim i Gjykatës së Lartë Amerikane ka goditur komunitetin transgjinor dhe binar, i cili e konsideron këtë vendim si shkelje e të drejtave kushtetuese.
Organizata ACLU reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si “zemërthyes” dhe duke paralajmëruar se ai rrit rrezikun që personat trans të përballen me dhunë dhe ngacmime gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.
Ky rregull anulon ndryshimet e bëra gjatë presidencës së Joe Biden, kur u lejohej qytetarëve të zgjidhnin edhe opsionin “X” për gjininë, një mundësi për personat transgjinor dhe jobinar.
Vendimi aktual është i përkohshëm, por shënon një tjetër fitore ligjore për presidentin Trump në agjendën e tij konservatore.




