Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime.
Në këtë mbledhje është miratuar propopzimi për të kërkuar nga presidentja autorizim për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bashkimin Evropian, për instrumentin “Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, marrëveshje kjo që përfshin Kosovën si huamarrës dhe Bankën Qendrore si agjent të huamarrësit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe kthimi i fondeve në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku”, në vlerë prej 6,405 euro, të cilat më parë ishin transferuar në Buxhetin e Kosovës.
Gjithashtu Ministria në detyrë e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë miratimin për kursime dhe ndarje buxhetore, sipas tabelave të përfshira në anekset përkatëse.




