Kolegji gjyqësor e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Vetëvendosjes, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së të datës 29 tetor 2025.
VV-ja, ishte ankuar për votimin me asistencë, në komunën e Malishevës.
Në këtë rast, Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është marrë në përputhje me ligjin, duke konstatuar se ankesa e paraqitur nga subjekti politik LVV në PZAP, ishte e pasafatshme, pasi nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 48 orësh, i përcaktuar me nenin 118 të Ligjit nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Gjykata Supreme ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve ligjore dhe procedurave të përcaktuara me ligj, gjatë ushtrimit të mjeteve juridike në proceset zgjedhore, si garanci për zbatimin e drejtë dhe të barabartë të së drejtës zgjedhore për të gjithë pjesëmarrësit.




