Ushtria gjermane po ngre ekipe reagimi të shpejtë për t’iu kundërvënë kërcënimeve akute nga dronët, tha një zyrtar i lartë ushtarak gjerman, i cili së fundmi i dërgoi këta ekspertë për të ndihmuar në Belgjikë.
“Këto njësi anti-dronë po krijohen tani”, tha për Reuters në një intervistë gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, i cili kryeson komandën e operacioneve të përbashkëta të Gjermanisë dhe mbikëqyr planifikimin e mbrojtjes së vendit, shkruan Reuters.
Ministria gjermane e mbrojtjes tha vonë të enjten se po dërgonte ekspertë kundër dronëve në Belgjikë pas një kërkese nga vendi, i cili ka pasur probleme me një rritje të shikimeve të dronëve pranë instalimeve ushtarake dhe aeroporteve civile.




