Sot, zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Cahit İrican, kryesoi ceremoninë e Transferimit të Autoritetit për kontingjentin grek të mbajtur në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Gjatë ceremonisë, Gjeneral brigadieri Irican falënderoi personelin që po largohet për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë gjithë misionit të tyre, dhe mirëpriti kontingjentin në hyrje.
Në shenjë vlerësimi për shërbimin e tyre të përkushtuar, të gjithë anëtarët e kontingjentit grek morën Medaljen Jo-Neni 5 të NATO-s, në mirënjohje të kontributit të tyre të rëndësishëm në sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.





