Një rast i dhunës në familje është trajtuar nga autoritetet në Malishevë, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:10.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.




