Blerton Sheji po kalon sezonin e jetës me fanellën e Dritës.
Mbrojtësi i majtë strugan është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Zekirija Ramadanit.
Në ndeshjen ndaj Shelbourne në Irlandë, Sheji ishte i pakalueshëm – me ndërhyrje të sakta, vendosmëri dhe qetësi në çdo duel. Ai tregoi pjekuri të madhe taktike dhe ndihmoi Dritën të arrijë një fitore historike në Conference League




