Finalissima, ndeshja që luhet mes kampionëve të Evropës (Euro 2024) dhe Amerikës së Jugut (Copa America 2024), tashmë ka një datë zyrtare.
Sipas gazetës “Marca”, kjo ndeshje do të luhet më 27 mars, një ditë më herët se që ishte planifikuar, në stadiumin “Lusail” në Katar.
Ndryshimi i datës, vjen si një përpjekje e FIFA-s për të i’u dhënë tifozëve ndjesinë e një “finaleje të madhe”.
Plani për zhvendosjen e datës gjithashtu është duke marrur parasysh edhe ecurinë e Spanjës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, nëse kualifikohet direkt atëherë data mbetet e njëjtë por nëse Spanjës i duhet të kalojë nëpër “play-off”e atëherë do të duhet të caktohet një datë e re.
Kjo Finalissima do të shihet si një finale e veqantë pasi që do të përballen “gjenerata e re me atë të vjetrën”, Lamine Yamal i Spanjës dhe Lionel Messi i Argjentinës.




