Mosprocedimi i ligjit për buxhetin e vitit 2026, krahas afro 100 mijë të punësuarve në institucionet publike, i lë pa të ardhura 210 mijë pensionistë, mbi 16 mijë përfitues të skemave sociale, 21 mijë persona me aftësi të kufizuara, 37 mijë veteranë e mbi 12 mijë familje të dëshmorëve dhe invalidëve të punës.
Kjo çështje prekë edhe arsimin, e pa çka kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se situata me buxhetin ka stresuar mësimdhënësit, duke e quajtur edhe ironike faktin se ai ka premtuar pagën e 13-të, ndërkohë që sipas tij nuk ndante 100 euro për mësimëdhënës.
Në rast se nuk bëhet një zgjidhje e punëtorët mbetën pa paga, Jasharaj e vlerëson si goditje në sektorin publik.Jasharja e quan ironike premtimin e pagës së 13-të pa çka tha se kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin e kishte lutur si vëlla për 100 euro për mësimëdhënësit.
Ai ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe miratimin e buxhetit, për të shmangur krizën sociale në fillim të vitit të ardhshëm.




