Kryemnistri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Gjakova ka folur për formimin e qeverisë.
Kurti ka thënë se partitë, sipas tij, opozitare PDK-LDK-AAK-NISMA, kanë mundësinë të zgjedhin ose Qeverinë Konjufca 1 deri në prill, ose qeverinë Kurti 2.5 deri në zgjedhje në dhjetor.
Kurti shtoi se më mirë është që vendi të ketë një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill, dhe të votohet buxheti për vitin 2026 se sa vendi të shkojë në zgjedhje në dhjetor.
Sipas tij, LVV është treguar tepër gjenerozë, së pari duke zevendësuar Albulena Haxhiun me Dimal Bashën për kryetar kuvendi dhe më pas zëvendësimin e tij me Glauk Konjfucën për kryeministër, ndërsa thotë se partitë tjera kanë një fiksim dhe bllokim jo të logjikshëm e jo racional.




