Mbrëmë në një klub nate në Zvicër një shqiptar me origjinë nga Kosovga ka therur një punëtor sigurimi po ashtu nga Kosova.
Mediumi 20min raporton që viktima është 34-vjeçar teksa i dyshuari është 26-vjeçar.
Ky i fundit është arrestuar në banesën e tij në kantonin Aargau.
Një dëshmitar që pohon të jetë miku i të dyshuarit dha versionin e tij për ngjarjen.
“Ne ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po kalonim mirë. Kishim pirë shumë dhe shpenzuam shumë para,” tha dëshmitari.
Sipas tij, njëri nga miqtë e tyre që mezi qëndronte në këmbë, u kap menjëherë nga rojet dhe u tërhoq me forcë jashtë.
Disa persona kanë mbetur të lënduar nga ky incident jashtë klubit të natës.




