Parlamenti i Serbisë ka miratuar një ligj që hap rrugën për një projekt të diskutueshëm ndërtimi pronash, i udhëhequr nga dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Beograd, shkruan BBC.
Kompania e tij, Affinity Partners, synon të ndërtojë një hotel luksoz dhe një kompleks apartamentesh në vendin ku ndodhej ish-shtabi i Ushtrisë Jugosllave.
Objekti i rrënuar u bombardua nga forcat e NATO-s në vitin 1999 gjatë ndërhyrjes për të ndaluar fushatën ushtarake të Serbisë në Kosovë. Për shumë serbë, ajo ka vlerë simbolike dhe shihet si një memorial i qëndresës ndaj NATO-s, vijon shkrimi i mediumit britanik.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq mbështeti planet pavarësisht protestave dhe sfidave ligjore.




