Njësitë operative të KFOR-it janë parë së fundmi gjatë patrullimeve të pajisura me sisteme anti-dron të nivelit taktik, të afta për përdorim deri në nivel togu.
Lajmi është konfirmuar përmes prezantimit zyrtar dhe publikimit të fotografive nga vetë KFOR, ku pajisjet e avancuara shihen të integruara në strukturat patrulluese.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka cilësuar këtë si një përshkallëzim të qartë të gatishmërisë teknologjike dhe mbrojtjes ajrore në terren.
“Ky zhvillim tregon se KFOR po përshtatet shpejt ndaj natyrës hibride të kërcënimeve në rajon, ku teknologjitë civile po kthehen në instrumente të luftës informative dhe operative”, ka shtuar Shala./Telegrafi.
Ai ka theksuar se me këtë hap pritet të forcohet bashkëveprimi ndërmjet strukturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në funksion të mbrojtjes së hapësirës ajrore taktike dhe parandalimit të incidenteve të mundshme me dronë në zonat kufitare.




