Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale.Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike Enver Fekaj.
“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambulantiv”, tha Enver Fekaj.




