Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përjashtuar Hungarinë nga sanksionet energjetike ndaj Rusisë për një periudhë njëvjeçare.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ky vendim u mor pas takimit që patën Trump dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Washington, për shkak të varësisë së Hungarisë ndaj importeve të naftës dhe gazit rus.
Trump deklaroi se po shqyrtonte “një pagesë” për Orbanin, duke e cilësuar situatën energjetike të Hungarisë “shumë të vështirë”, pasi vendi nuk ka dalje në det dhe është i varur nga furnizimet ruse.
Ky përjashtim nga sanksionet përbën një fitore të rëndësishme për Orbanin, i cili më herët kishte paralajmëruar se sanksionet do të dëmtonin rëndë ekonominë hungareze.
Vendimi vjen disa javë pasi SHBA kishin sanksionuar dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, duke paralajmëruar ndëshkime për vendet që vazhdojnë të blejnë prej tyre.




