Për herë të parë në qytetin e Gjakovës do të zhvillohet turneu i FIBA YDF-së për U14, në të dyja konkurrencat.
Në këtë turne të rëndësishëm evropian për grupmoshat e reja marrin pjesë pesë shtete në të dyja konkurrencat, që janë pjesë e FIBA YDF-së.
Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia janë shtetet pjesëmarrëse të këtij turneu të rëndësishëm.
Eventi do të mbahet nga 11 deri më 16 nëntor në Gjakovë, nga katër ndeshje në ditë.




