Mbi 1,000 fluturime janë anuluar dhe rreth 3,900 të tjera janë vonuar sot në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga FlightAware.
Shkak për ndërprerjet janë problemet me stafin e kontrollorëve të trafikut ajror dhe shkurtimi prej 4% i fluturimeve nga FAA për shkak të mbylljes së qeverisë.Vetëm për të dielën, 820 fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos dhe vonesa të mëdha për udhëtarët në të gjithë vendin.
Mbyllja e qeverisë amerikane është tani më e gjata në historinë e SHBA-së, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 35 ditësh të vendosur në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Donald Trump.




