Mbrojtësi i Ballkanit, Diar Vokrri, ka vendosur të ndjekë rrugën e ish-kapitenit të U21 të Kosovës, Etnik Brrutit, duke iu bashkuar kombëtares së Shqipërisë.
Vokrri ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U21 për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.
Kujtojmë që Diar Vokrri veshi fanellën e Kosovës U21 deri në muajin e kaluar, ku luajti në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndaj Rumanisë dhe Spanjës.




