Një person e mori rrjedha e ujit në La Guancha, në veri të ishullit, i cili u transportua me helikopter drejt spitalit, por nuk arriti të mbijetonte. Një tjetër person u gjet i pajetë pranë plazhit El Cabezo, në jug të ishullit.
Ndërkohë, një grua humbi jetën pasi një sulmi në zemër, pasi një valë e fuqishme uji tërhoqi rreth 10 persona në veri të Tenerifes.
Tre prej tyre mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital.
Shërbimi i emergjencës së Ishujve Kanarie ka vendosur alarmin për rrezik të lartë në zonat bregdetare, duke paralajmëruar banorët dhe turistët të shmangin afrimin me detin për shkak të kushteve ekstreme.




