Sot, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mirëpritëm ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Fillimisht, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi priti në zyrën e tij ambasadorin britanik, i cili më pas vizitoi ambientet e punës në KQZ dhe dhomën operative.
Radoniqi e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka dhënë KQZ-së në zhvllimin e softuerit të ri për transmetimin e rezultateve dhe statistikave nga vendvotimet dhe procesin që zhvillohet në QKN dhe QNR.
Nga ana e tij, ambasadori britanik uroi për proces zgjedhor të mbarë dhe përgëzoi stafin e KQZ-së për punën në organizimin e zgjedhjeve.




