Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rinisur turneun e saj “Radical Optimism”, kësaj radhe në Amerikën Latine.
Ndalesa e parë e artistes ishte në Buenos Aires, Argjentinë, ku ajo performoi dy net radhazi, më 7 dhe 8 nëntor.
Siç dihet, publiku në Amerikën Latine është ndër më të zjarrtët në botë, dhe çdo herë i pret artistët me energji të jashtëzakonshme. E njëjta atmosferë nuk mungoi as për artisten shqiptare, e cila ngriti në këmbë një stadium të tërë, me mijëra fansa që kërcenin në një zë me këngët e saj ritmike.




