Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pasi hedhi votën e tij për kryetarin e ardhshëm të Komunës së Prishtinës, ka ftuar qytetarët që të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit.
Ndërkohë ditën e sotme e ka quajtur të mirë për komunat dhe Kosovën, duke theksuar se sot do të përmbyllet procesi i cili i jep drejtim vendit për katër vitet e ardhshme.
“Është një ditë e mirë për komunat dhe për Kosovën, dhe besoj se sot përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim vendit tonë për katër vitet e ardhshme. Unë jam qytetar i Prishtinës; pavarësisht se zgjedhja ime e parë ndonjëherë mund të mos jetë në garë në raundin e dytë, konsideroj se është obligim i të gjithëve që, me votën e tyre, të shprehin atë që mendojnë”, deklaroi ai




