Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë dhe të angazhohet plotësisht në përshkallëzimin ushtarak kundër Moskës.
Shefi i diplomacisë ruse shtoi gjithashtu se SHBA nuk ka dhënë ende “asnjë përgjigje thelbësore” për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore New START, që skadon në shkurt.
Ai paralajmëroi se sekuestrimi i aseteve nuk do të ndihmojë Kievin, ndërsa theksoi se disa vende të BE-së “nuk janë të gatshme të miratojnë verbërisht masa që mund të dëmtojnë reputacionin e eurozonës”.
Lavrov shtoi gjithashtu se Rusia është ende në pritje të konfirmimit nga SHBA për vlefshmërinë e marrëveshjeve të arritura në samitin e Alaskës, të cilat, sipas tij, mbeten një kompromis i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës.




