Pas hedhjes së votës, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë para mediave,presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët sot vendosin për një të ardhme më të mirë, jo vetëm për fëmijët, por edhe për mundësitë që janë përpara.
Osmani ka deklaruar se Kosova ka demokracinë më të lartë elektorale në rajon.
E para e vendit tutje ka theksuar se zgjedhjet lokale dhe ato nacionale janë procese të ndara, dhe do të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.




