Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ajo thirri që kjo ditë të shfrytëzohet me vendosmëri e të votohet për katër vjet më të mira në komuna.
Postimi I plotë:
Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!




