Të paktën tetë persona u vranë sot në një shpërthim makine pranë Fortesës së Kuqe në New Delhi, raportoi Reuters.
Shkaku i saktë i shpërthimit dhe detaje të tjera nuk dihen ende, tha policia lokale.
Pas shpërthimit, u shpall rrezik në territorin e New Delhit dhe në vendngjarje ndodhen anëtarë të agjencive të sigurisë dhe njësive antiterroriste.
Komisioneri i Policisë së Delhit, Satish Golcha, u tha gazetarëve se incidenti ndodhi rreth orës 6:52 të mbrëmjes sipas kohës lokale, kur një automjet që lëvizte ngadalë ndaloi në semaforin e kuq përpara se të shpërthente, duke dëmtuar automjetet aty pranë.
“Disa njerëz u vranë dhe disa u plagosën”, tha ai pa specifikuar numrin.
Ai shtoi se situata po monitorohet dhe se shërbimet e emergjencës janë në kontakt me qeverinë.




