Ardian Gjini nga AAK pas fitores në garën e balotazhit të Gjakovës, sot ka folur për herë të parë në një intervistë në Kosova Today.
Gjini u pyet në lidhje me spekulimet që e përmendin si pasardhës të mundhsëm të Ramush Haradinajt në krye të AAK-së nëse ky i fundit vendos të largohet nga politika.
Në përgjigjen e tij, Gjini tha se është herët të flasim se kush do të jetë kryetari i ardhshëm i AAK-së pasi që zgjedhjet në këtë parti janë në vitin që vjen.
Ardian Gjini dje ka fituar mandatin e dytë si i pari i Gjakovës në raundin e dytë ku u ballafaqua me kundërkandidatin nga LVV, Ardian Gola.




