Britania po dërgon ekspertë dhe pajisje në Belgjikë për ta ndihmuar atë të luftojë dronët që po paraqiten atje, ku si pasojë aeroportet u mbyllën përkohësisht.
Dronët janë parë mbi aeroporte dhe baza ushtarake në Belgjikë gjatë javës së fundit, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në të gjithë Evropën në muajt e fundit.
Kreu i forcave të armatosura të Britanisë, Richard Knighton, i tha BBC-së se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë dhe se pajisjet dhe personeli ishin rrugës.
Ai shtoi se ende nuk dihet se kush qëndronte pas pamjeve të dronëve, por vuri në dukje se Rusia ka qenë e përfshirë në një model “lufte hibride” në vitet e fundit edhe pse kjo e fundit po mohon çdo lidhje me incidentet.
Dronët që u panë duke fluturuar mbi aeroportet që shërbejnë kryeqytetin, Brukselin, dhe Liezhin, në lindje të vendit, detyruan devijimin e shumë aeroplanëve që po vinin dhe uljen në tokë të disave që duhej të niseshin të martën.




