Donika Gërvalla, njëra prej drejtueseve të partisë Guxo, garën e balotazhit të së dielës e ka quajtur provë të rëndësishme për demokracinë e vendit dhe dëshmi e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku, sipas saj, qytetari foli me qartësi.
Ajo ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut që i dhanë votë kandidatit të përbashkët të koalicionit Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, Faton Peci, i cili doli i pari në raundin e dytë dje.
“Si bashkëkryetar i GUXO-s, Faton Peci ka dëshmuar me kohë se besimi qytetar fitohet me punë konkrete dhe me qëndrueshmëri dhe rezultati i zgjedhjeve lokale 2025 e vulos këtë fakt me forcën e votës qytetare”, ka shkruar Gërvalla.
Tutje, Gërvalla tha se për partinë Guxo, ky proces zgjedhor është një hap i madh përpara.
Ajo ka thënë se besimin e marrë do ta përkthejnë në vendime të guximshme.
“Në mbrojtje të interesit publik, në politikë të ndershme që nuk i nënshtrohet shantazhit, pazareve e as kompromiseve me të keqen”,ka shkruar Gërvalla.




