Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot komandantin e Forcave Operative Speciale Sllovake, gjeneralmajor Jaroslav Krám, në Shtabin e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Gjatë takimit gjeneralët shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Rajon më gjërë. Gjenerali Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e sinqertë për kontributin e çmuar të Sllovakisë në misionin e KFOR-it.





