Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve që u organizua dje në disa komuna, duke thënë se këto zgjedhje konfirmuan fuqinë politike dhe stabilitetin e AAK-së.
Haradinaj thotë se AAK ka triumfuar në 5 komunat ku ka qeverisur, Suharekë, Klinë, Gjakovë, Deçan dhe Rahovec, ndërsa në 10 komuna tjera do të bashkëqeverisin.
Për Haradinajn, ky rezultat është një konfirmim që modeli i qeverisjes së AAK-së sjell ndryshime reale dhe positive.





