Diplomati amerikan Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.
Ai u pyet nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq rreth ekzistencës së ndonjë shtabi të UÇK-së gjatë kohës kur po provonin të vinin kontakte me persona përgjegjës brenda UÇK-së.
Hill në përgjigjen e tij tha se nuk besonte se kishte ndonjë shtab të UÇK-së dhe se ishte një përpjekje nga ana e tyre që ne duhej ti merrnim seriozisht.
Madje Hill tha se ishin të frustruar për faktin që nuk po gjenin një person me të cilin mund të komunikonin.




