Christopher Hill, në dëshminë e tij në Hagë si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi i atëhershëm ndërmjet presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ishte inkurajuar nga amerikanët.
Ai tregoi se ishte më skeptik sa i përket një takimi të tillë, mirëpo Hoolbroke mendonte se ishte ide e mirë një takim mes Rugovës dhe Millosheviqit të ndodhte në Beograd dhe mendonte se ky takim mund të zgjidhte shumë çështje.
Sipas Hill, ky takim e dëmtoi shumë Rugovën pasi që u rrit kundërshtimi ndaj tij, por Rugova nuk donte ta refuzonte një sugjerim të tillë nga Hoolbroke.




